Përdorimi i biskotave
Faqja e internetit përdor biskotat për t´i përmirësuar përvojat përdoruese dhe nevojat e analizave të vizitave. Me vizitën në vazhdim dhe përdorimin e faqes së internetit jeni dakord me biskota. - Më shumë informacion
Në rregull
c


Rreth Nesh
 

Atlantic Grupa është një kompani kroate shumëkombëshe, veprimtaria e së cilës përfshin prodhimin, zhvillimin, shitjen dhe distribucionin e mallrave të konsumit, dhe e cila është e pranishme në tregjet e mbi 30 shteteve në të gjithë botën.

 

Atlantic Grupa është një nga kompanitë ushqimore lider në rajon, gama e produkteve të së cilës përfshin kafe, ushqime për personat që merren me sporte, pije freskuese, ushqime të gatshme të ëmbla dhe të kripura, pashteta me erëza dhe ushqime për foshnjat. Përveç kësaj, Atlantic Grupa ka një gamë të gjerë produktesh të kujdesit personal; ajo zotëron prodhuesin kroat lider në industrinë e vitaminave, mineraleve, ushqimeve suplementare dhe barnave pa recetë (OTC), si edhe zotëron një nga kompanitë private zinxhir, lider në industrinë farmaceutike, të bashkuara nën emrin “Farmacia”.

 

Atlantic Grupa ka një rrjet të fuqishëm rajonal distribucioni nëpërmjet të cilit, përveç gamës së saj të markave të mirënjohura, ajo kryen distribucionin edhe të një game produktesh nga partnerë të jashtëm.

 

 

ATLANTIC GRUPA D.D.
Miramarska 23
10000 Zagreb, HR
Tel: +385 1 2413 900
Fax: +385 1 2413 901
grupa@atlanticgrupa.com