Përdorimi i biskotave
Faqja e internetit përdor biskotat për t´i përmirësuar përvojat përdoruese dhe nevojat e analizave të vizitave. Me vizitën në vazhdim dhe përdorimin e faqes së internetit jeni dakord me biskota. - Më shumë informacion
Në rregull
c

Rregullat dhe kushtet e përdorimit të faqes së internetit Cockta

 

Të drejtat e autorit

Faqja e internetit Cockta, në të cilës mund të keni qasje në rrjetin botëror në domenin www.cockta.eu,  është në pronë të ndërmarrjes Droga Kolinska d.d., Kolinska ulica 1, 1000 Ljubljana, Slovenija (në vazhdim: Droga Kolinska). Të gjitha informatat dhe imazhet në faqen e internetit janë lëndë të mbrojtjes së drejtave të autorit dhe formave të tjera të pronësisë intelektuale.

 

Ato mund të riprodhohen vetëm se për qëllime personale dhe jokomerciale, me ç´rast duhet të ruhen të gjitha vërejtjet e cekura lidhur me të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera. Për çdo riprodhim (kopjim, botim, riprodhim, transferim) si burim duhet të ceket Droga Kolinska.

 

Përgjegjësitë e kufizuara

Kjo faqe e internetit është formuar me qëllim të mundësimit të furnizimit me informacione të përgjithshme dhe të hollësishme lidhur me produktet Cockta, me historinë e markës tregtare dhe me mundësinë e lojërave shpërblyese. Droga Kolinska nuk merr asnjë përgjegjësi për (mos) funksionimin e faqes së internetit, për (jo) vërtetësinë e të dhënave të ndërmjetësuara nga përdoruesit ose për mosveprimin e shërbimit të internetit, si pasojë e rënies së rrjetit të partnerëve kontaktues, rënies së energjisë elektrike apo për shkak të pengesave tjera teknike, që mund ta çrregullojnë përkohësisht përdorimin e shërbimit.

 

Të gjitha përmbajtjet e faqes së internetit janë të karakterit informativ. Droga Kolinska nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të publikuara ose për çfarëdo dëmi, që mund t´i shkaktohet përdoruesit të faqes së internetit si pasojë e përdorimit të informatave në faqen e internetit. Ne ruajmë të drejtën, që përdoruesit t´i drejtojmë në faqe tjera të internetit dhe nuk marrim asnjë përgjegjësi lidhur me përmbajtjen e tyre.

 

Me mirëmbajtjen e përmbajtjes së internetit do të përpiqemi që të garantojmë saktësi dhe zhuritet të dhënash, mirëpo nuk garantojmë dhe nuk marrim përgjegjësi lidhur me saktësinë dhe tërësinë e tyre. Të gjithë përdoruesit përmbajtjen e shpallur e përdorin nën përgjegjësinë e tyre. Rezervojmë të drejtën që ndryshimet, plotësimet apo heqjen e faqeve të internetit (në tërësi apo pjesërisht), pa njoftimin paraprak, dhe nuk marrim përgjegjësi për çfarëdo qoftë pasojash nga këto ndryshime.

 

Ruajtja e privatësisë

Në Droga Kolinska zotohemi, se do t’i ruajmë privatësinë e përdoruesve të faqes së internetit. Në faqen e internetit Cockta nuk i mbledhim të dhënat personale të përdoruesve, mblidhen vetëm se të dhënat anonime për nevoja analitike të rrjetit.

 

Për analizën e rrjetit e përdorim shërbimin Google Analytics, të cilin e ka bërë kompania Google, Inc. (“Google”) dhe i dedikohet përcjelljes dhe analizës së vizitave të kësaj faqeje të internetit. Google Analytics përdor të ashtuquajturat biskota (cookies), që janë në formë të informacioneve të vockla të ngarkuara në kompjuterin tuaj e që faqes së internetit ia lehtësojnë analizën e përdorimit të saj. Informacionet për mënyrën tuaj të përdorimit të kësaj faqeje të internetit do të ngarkohen dhe ruhen së bashku me adresën tuaj IP në serverët e Googlit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Google do t´i përdorë këto informacione për vlerësimin e përdorimit të faqes së internetit, për përgatitjen e raportit lidhur me aktivitetet e faqes së internetit për pronarët e faqes së internetit si dhe për garantimin e shërbimeve tjera lidhur me aktivitetet e faqes së internetit dhe përdorimin e internetit. Google ka mundësi që këto informacione t´ua transferojë edhe personave të tretë, siç edhe e parasheh ligji përkatësisht në rastet kur personat e tretë bëjnë përpunimin e të dhënave në emër të Googleit. Google nuk do ta lidhë IP adresën tuaj me asnjë të dhënë tjetër që posedon. Përdorimit të biskotave mundeni t´i shmangeni me ndihmën e rregullimit të veçantë të shfletuesit tuaj të rrjetit të internetit, mirëpo këto ndryshime mund ta bëjnë të pamundur përdorimin normal dhe të plotë të faqes së internetit. Me përdorimin/vizitën e kësaj faqeje të internetit ju deklaroni se jeni dakord që të dhënat tuaja të përdorimit mund të mblidhen dhe përpunohen në mënyrën e përshkruar më sipër.

 

Meqë në portalin e internetit ekzistojnë lidhje të caktuara me faqet e tjera të internetit, që nuk kanë asnjë lidhje me kompaninë Droga Kolinska, Droga Kolinska nuk merr asnjë përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave në këto faqe të internetit.

 

Informacione më të hollësishme lidhur me biskotat

Kur përdoruesi shfleton nëpër faqen e internetit, kërkon në mënyre anonime, që është në përputhje me ruajtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. Të dhënat për përdorimin e faqes së internetit nuk mundësojnë qasje në të dhënat personale të përdoruesve kështu që Droga Kolinska i përdor vetëm se për qëllim të përmirësimit të përdorimit të faqes së internetit.

 

Informatat lidhur me përdorimin e faqes së internetit i tubojmë me biskota. Biskota paraqet një sërë të dhënash të cilat shfletuesi i përdoruesit mund t´i ruaj përhershëm në kompjuterin e tij. Në të ruhen të dhënat dhe vizitat në faqet e veçanta të internetit. Faqet e internetit përdorin biskotat sa herë që përdoruesi t´i vizitoj, kësisoj edhe e ruajnë identifikuesin e tij të veçantë si dhe të dhënat për nevoja të analizës statistikore (faqet e internetit, nga të cilat ka ardhur në faqen e internetit të Cocktës, kohën dhe zgjatjen e vizitës, faqet e vizituara të internetit në faqen e Coctës dhe të dhënat të tjera, të cilat nuk janë të natyrës personale) në biskotë të mbrojtur, i cili ruhet përkohësisht në kompjuterin e tij.

 

Përdoruesi ka mundësinë që përmes operacioneve të caktuara t´i fshijë biskotat, t´i përjashtoj ose t´i përdorë kushtimisht. Në bazë shfletuesit janë të rregulluar asisoj, që biskotat t´i pranojnë si dhe t´i refuzojnë biskotat, të cilat nuk burojnë nga lëmenjtë e shënuara në titull.

 

Te vizita e parë e faqes së internetit përdoruesi njoftohet me përdorimin e biskotave dhe ftohet që të jep pëlqimin për vendosjen e biskotave. Me pëlqim konsiderohet, se përdoruesi jep miratimin personal për përdorimin dhe përpunimin e të dhënave të grumbulluara me biskota.